Bashkësia Islame në gadishmëri t`i përgjigjet nevojave të popullit për rindërtimin e Xhamisë së Kalasë në Kalanë e Prizrenit


E premte, 28 Tetor 2016

kbi-pz2

Prizren – Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhje me të gjithë imamët e Komunës së Prizrenit. Rendi i ditës ishte: “Rindërtimi i xhamisë së Kalasë në Kalanë e Prizrenit”.

Të gjithë imamët, në mënyrë unanime deklaruan këmbëngulësinë për ringritjen e xhamisë së Kalasë, duke thënë se në këtë çështje nuk ka alternativë tjetër. Ata, u zotuan se kjo punë do të kryhet me izzëm të Zotit, pasiqë xhamia ka qenë në Kala dhe është vullnet i xhematit të Prizrenit, të cilët 99% i përkasin besimit islam.

kbi-pz1

Ata, e fajësuan Ministrinë e Kulturës dhe Kuvendin Komunal të Prizrenit, të cilët e kanë lënë objektin e xhamisë së Kalasë në gjendje të mjerueshme, dhe se me refuzimin e tyre po dëshirojnë që edhe më tutje ta lënë xhaminë gërmadhë e mbeturinave. Mirëpo, sipas tyre, kjo është e papranueshme, dhe xhemati i Prizrenit, nuk do të pranojnë me asnjë çmim, që xhamia të mbetet gërmadhë. Po ashtu, imamët thanë se, gjendja aktuale e mjerueshme e xhamisë ka ngritur debate të tensionuar në terren, si dhe ka shkaktuar një revoltim te besimtarët islam.

kbi-pz

Të fundit