Bayerni kurorëzohet për të 7-ën herë radhazi kampion i Gjermanisë


E shtunë, 18 Maj 2019

Bayern Munchen ka pasur fatin ta festojë trofeun e 7 radhazi kampion të Gjermanisë, teksa e dominon Bundesligën prej vitit 2013, dhe titullin e 29 në histori, me një godeadë gati tenistike ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, ekipit surprizë të këtij edicioni në Gjermani që arriti deri në gjysmëfinalet e Europa League, ku u mposht nga Chelsea me 11-metërsha.

Në “Allianz Arena”, aty ku tifozët vendas prisnin me shumë padurim vërshëllimën e fundit, sesa 90 minutat e zakonshme të një ndeshjeje që në kalendar rezulton e fundit për këtë sezon futbollistik, për të hapur shampanjën dhe për të shpallur zyrtarisht kampion të Gjermanisë gjigantët bavarezë.

Etiketa: , ,
Të fundit