Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

BDI e kënaqur që bëri për vete Ministrinë e Arsimit

Prizren Post | 14:16 - 08.06.2014

Shkup – Këmbimi i resorit të Mbrojtjes me Arsimin, si duket ka përfunduar në favor të BDI-së.

Pengesë kryesore që partia e Ahmetit ta kontrolloj dikasterin e Mbrojtjes edhe këtë herë ra ndesh pas përfundimit të ciklit zgjedhor, ku BDI vazhdon të kontestojë presidentin e rizgjedhur Gjorge Ivanov.

“Ne së pari donim të kontrollonim financat, buxhetin ose DAP-in, por si duket partneri i jonë i koalicionit nuk ishte i gatshëm në këtë”, brifon një burim nga BDI për “Libertas”.

Por, plani rezervë i BDI-së si duket ka qenë Arsimi, duke pasur parasysh se në këtë dikaster mund të vizatojnë projektin e tyre rreth riemërtimit të shkollave dhe ndikimit në programin arsimor.

VMRO-DPMNE deri në moment të fundit, madje ka eskivuar me Arsimin, duke ofruar Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, por ka këmbëngulur BDI me pretendimin se nëse nuk merren Financat, atëherë, “Ministria e Arsimit, gjithsesi”.

“Ne megjithatë jemi të kënaqur që arritëm të bëjmë për veti Arsimin, pasi këtu ka projekte të shumta që do t’i realizojmë në interes të shqiptarëve”, kanë thënë në BDI. Partia e Ahmetit nga kulaçi qeveritar fitoi dy zv/kryeministra dhe 5 ministri./zhurnal/


Etiketa:
Arivisti Company