BE diskuton rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor


E mërkurë, 10 Korrik 2013

BRUKSEL – Bashkimi Evropian në javën e ardhshme ka planifikuar që në axhendën e saj të vendosë çështjen e rikthimit të vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina.

Mbi këtë çështje është arritur një marrëveshje mes negociuesit nga Parlamenti Evropian, Agustin Dias de Mera dhe përfaqësuesve të vendeve-anëtare të Bashkimit Europian.
Nëse këto ndryshime që propozohen do të pranohen nga shtetet anëtare të BE-së, miratimi i projektligjit do të bëhet në muajin shtator.

Kohët e fundit lehtësimi i regjimit të vizave dhe liberalizimi i mëpasshëm i tyre për 6 shtetet e Ballkanit, solli një rritje të shpejtë të kërkesave për azil nga rajoni vitin e kaluar duke nxitur kështu shtetet anëtare të ushtrojnë presion ndaj Komisionit Evropian për të trajtuar problemin.

Sipas të dhënave nga “MERA” Shërbimi Evropian për Mbështetjen e Azilit, në vitin 2012, numri i kërkesave për azil ka shënuar rritje prej 51 për qind, krahasuar me vitin 2011.

Etiketa: , ,
Të fundit