Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

BE, ende pa datë për hapjen e urës në Mitrovicë

Prizren Post | 09:03 - 07.01.2019

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

MITROVICË – Ura kryesore e lumit Ibër, e cila qytetin e Mitrovicës e ndan në veri dhe në jug, ishte planifikuar të hapej për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve më 4 mars 2017.

Frederica Mogherini kishte ardhur në Mitrovicë për ta përuruar urën, por kryetari i komunës veriore, Goran Rakiq, kishte kundërshtuar.

Edhe pas dy vjetëve ura mbetet e mbyllur, ndërsa Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë datë për hapjen e saj, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse punët në revitalizimin e urës mbi lumin Ibër, si dhe të rrugës “Mbreti Peter” në veri qëmoti kanë përfunduar, projekti 3.1-milionësh i Bashkimit Evropian nuk ka shkuar deri në fund, pasi ura nuk është hapur për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve.

“Teknikisht punimet për revitalizimin e urës kryesore dhe rrethinave të saj në Mitrovicë kanë përfunduar. BE-ja po punon si me Beogradin, ashtu edhe me Prishtinën. Të gjitha marrëveshjet e dialogut që kanë të bëjnë me urën do të zbatohen tërësisht sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Bashkimit Evropian.


Etiketa:
Arivisti Company