Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

BE kërkon përparim thelbësor në raportet Kosovë – Serbi

Prizren Post | 10:02 - 23.06.2015

Bruksel – Me takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, që mbahet në Bruksel, BE ka filluar një ofensivë të re

Ata kërkojnë përparim thelbësor në raportet fqinjësore Serbi – Kosovë, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA. Në rast suksesi, të dy vendet do të shpërblehen. Në fund të këtij muaji kryeministri Isa Mustafa do të takohet në Berlin me kancelaren Merkel, ndërsa kjo e fundit në korrik do të vizitojë Beogradin, njofton DPA.
Me bisedimet e reja që fillojnë sot në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, BE starton një ofensivë të re për ti dhënë fund përfundimisht konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës.

Të dy vendet do të shpërblehen me perspektivën evropiane. Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë një fqinjësi të mirë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Kjo është edhe tema e takimit të sotëm, ku në thelb do të trajtohet integrimi i rreth 50.000 serbëve të veriut në Kosovë. Kosova është e pavarur që shtatë vite kurse është njohur nga më shumë se 100 shtete të botës.

Në rast të një përparimi në bisedime, BE do ti shpërblejë të dyja vendet me perspektivën evropiane. Kancelarja Merkel do të presë në fund të këtij muaji kryeministrin Mustafa në Berlin, kurse në korrik Merkel do të vizitojë Beogradin, njofton DPA.

Serbia pret hapjen e kapitujve për anëtarësim, ndërsa Kosova, nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit.

Në takimin e Brukselit pritet të marrin zgjidhje katër probleme të mëdha shkruan DPA: Themelimi i Asociacionit të Komunave serbe dhe kompetencat që do të ketë. Shtizat janë duke u thyer rreth kompetencave që dot ë ketë ky asociacion. Temë tjetër është prefiksi telefonik ndërkombëtar që kërkon Kosova ndërkohë që Serbia kërkon që serbët e veriut të mbesin të lidhur me telekomin e Serbisë.

Temë tjetër është çështja e barrikadës mbi lumin Ibër, e cila duket se do të marrë zgjidhje, ndërsa më problematike duket të jetë çështja e statusit të liqenit të Gazivodës. Kosova kërkon të ketë e vetme kontrollin e digës së liqenit, ndonëse një çerek e liqenit shtrihet në territorin e Serbisë./rtk/


Arivisti Company