Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

BE: Kryeministrat patën diskutim të hapur për dialogun

Prizren Post | 08:44 - 14.10.2015

Bruksel – Mogherini, mbrëmë vonë në Bruksel, ishte nikoqire e një “darke joformale” me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, mbrëmë vonë në Bruksel, ishte nikoqire e një “darke joformale” me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më tutje, në njoftimin e BE-së, pas përfundimit të kësaj darke, theksohet se ajo u mbajt në “kontekst të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Të dy kryeministrat patën një diskutim të hapur për gjendjen aktuale të dialogut, në veçanti sa i përket implementimit të marrëveshjeve të 25 gushtit”, thuhet në njoftim dhe shtohet se “të dy palët e kanë përsëritur përkushtimin e tyre për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash”./Rel/


Etiketa:
Arivisti Company