BE: Kthimi te dhuna, i papranueshëm


E martë, 8 Dhjetor 2015

Tiranë – Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë është shprehur se kthimi te dhuna është i papranueshëm.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ndoqi nga afër tubimin e organizuar nga partitë opozitare sot në Tiranë. E drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësinë përmes protestës paqësore është një tipar thelbësor i demokracisë moderne evropiane dhe si e tillë duhet ruajtur. U raportua një numër aktesh dhune dhe vandalizmi. Kthimi te dhuna është i papranueshëm”.

Pas thirrjes së ambasadës amerikane për një protestë demokratike, edhe delegacioni i BE-së në Shqipëri apelon për dialog politik konstruktiv.

“Shqipëria përballet me një agjendë të vështirë reformash në lidhje me procesin e integrimit të saj evropian. Ne u bëjmë thirrje gjithë partive dhe nëpunësve publikë, përfshirë veçanërisht opozitën, që ta dënojnë dhunën dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv”.

Ambasada Gjermane në Tiranë mbështeti deklaratën e publikuar nga delegacioni i BE-së në lidhje me ngjarjet e sotme në Tiranë./shekulli/

Etiketa: , , ,
Të fundit