BE përgatitje për “kundërpërgjigje tregtare” ndaj SHBA-ve


E mërkurë, 6 Qershor 2018

Në një deklaratë në lidhje me çështjen, thuhet se anëtarët e Komisionit të BE-së kanë miratuar listën e produkteve të SHBA-ve ndaj të cilave planifikohet të zbatohet taksim doganor shtesë.

Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar vendimin, i cili parashikon kundërpërgjigje ndaj zbatueshmërisë për taksimin doganor shtesë për importet e çelikut dhe aluminit të filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i BE-së në takimin javor, ka diskutuar për çështjen e tarifave shtesë doganore mbi importet e çelikut dhe aluminit që SHBA ka vendosur në zbatim.

Në një deklaratë në lidhje me çështjen, thuhet se anëtarët e Komisionit të BE-së kanë miratuar listën e produkteve të SHBA-ve ndaj të cilave planifikohet të zbatohet taksim doganor shtesë.

Po ashtu në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se pritet që procedurat ligjore në lidhje me çështjen të përfundojnë deri në fund të muajit qershor, thuhet se është parashikuar që taksimet doganore shtesë ndaj SHBA-ve të vihen në zbatim në muajin korrik.

Gjithashtu bëhet e ditur se taksat doganore “balancuese” në fjalë janë plotësisht në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). BE-ja fillimisht ndaj produkteve amerikane do të sjellë një taksë doganore shtesë prej 2,8 miliardë euro, ku dhe vendimi për pjesën prej 3,6 miliardë euro do të merret në periudhën në vijim.

Në deklaratën ku rikujtohet se BE-ja ka nisur një proces ligjor në OBT kundër praktikës në fjalë, thuhet se vazhdojnë punimet rreth hapave që do të hidhen për të mbrojtur industrinë evropiane të çelikut.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 9 mars njoftoi se çeliku dhe alumini i importuar do të jenë subjekt i një tarife doganore me 25 për qind dhe 10 për qind. Për Kanadanë dhe Meksikën, BE-në, Australinë, Argjentinën, Brazilin dhe Korenë e Jugut ishte bërë një përjashtim i përkohshëm deri më 1 qershor. BE i bëri thirrje SHBA-ve që të përjashtohen nga detyrimet doganore, por nga negociatat nuk u arrit ndonjë konsensus.

Etiketa: ,