E mërkurë, 4 Tetor 2017
“Pasi ka shqyrtuar me kujdes shpjegimet e paraqitura nga Hungaria, Komisioni Evropian arriti në përfundimin se vendi nuk i është përgjigjur shqetësimeve të thella të tij”, theksoi në një komunikatë ekzekutivi evropian, që i ka dhënë tashmë Budapestit një muaj kohë për të qenë në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian.
Nëse përgjigja nuk do të ishte e mjaftueshme, Komisioni paralajmëroi se do ta referonte rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, një procedurë që mund të rezultojë me sanksione financiare, përcjell Atsh.
Komisioni theksoi se Hungaria ka mungesë në përmbushjen e detyrimeve në lidhje me lirinë e qarkullimit të kapitaleve, sepse ligji i ri çon në diskriminim indirekt ndaj donacioneve për organizatat e shoqërisë civile që vijnë nga jashtë dhe i kufizon këto të fundit në mënyrë disproporcionale.
Etiketa: be, Hungaria, soros