Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

BE: Sanksionet kundër Rusisë vazhdojnë edhe gjashtë muaj

Prizren Post | 17:34 - 21.12.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Bruksel – Bashkimi Evropian i ka vazhduar sanksionet kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj.
Këto sanksione, që janë imponuar në përgjigje ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, kanë vazhduar deri më 31 korrik të vitit 2016, pasi ka kaluar afati brenda së cilit shtetet anëtare të BE-së kanë mundur ta kundërshtojnë vazhdimin e sanksioneve.


Sanksionet së pari u imponuarn më 31 korrik të vitit 2014, pasi Rusia e aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë dhe u ka dhënë mbështetje separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës.
Nga lufta ndërmjet forcave qeveritare dhe këtyre kryengritësve janë vrarë më se 9 mijë njerëz.
Bashkimi Evropian ka njoftuar sot se i vazhdon sanksionet, pasi Marrëveshjet paqësore të Minskut, të cilat janë nënshkruar edhe nga Rusia, nuk do të mund të implementohen tërësisht deri në fund të vitit.

Kjo zgjatje e sanksioneve ishte në linjë me marrëveshjen e arritur ndërmjet ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, më 18 dhjetor.

Sanksionet kanë të bëjnë me sistemin financiar, energjetik dhe të mbrojtjes. Sanksione janë imponuar edhe kundër individëve të veçantë të ndërlidhur me aneksimin e Krimesë dhe me konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës./rel/


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company