Befason Thaçi, fjalë të mira për Rugovën


E shtunë, 25 Mars 2017

Prishtinë – Në një intervistë për gazetën Bota sot ka thënë se ai ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, andaj e cilëson si njeri të vlerave.

“Ju e shihni që në zyrën time e kam fotografinë e presidentit Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiut, Behgjet Pacollit, presidentes Jahjaga. Rolin e secilit e vlerësoj. Presidenti Rugova ka qenë presidenti i parë i Kosovës së para pavarësisë, i angazhimeve, për padëgjueshmërinë e qytetarëve ndaj Serbisë, i kultivimit të raporteve të Kosovës me SHBA-të dhe botën perëndimore, dhe në të njëjtën kohë besoj që ka dhënë kontributin e vet, brenda mundësive dhe potencialeve të tij, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj, për mua mbetet një personalitet i njohjes së vlerave dhe kontributit për lirinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Etiketa: ,