Bejta: Të përçarë nuk mund të bëjmë asgjë


E martë, 15 Prill 2014

Gostivar, 15 prill- Shefi i Shtabit komunal zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Nevzat Bejta bashkë me anëtarin e shtabit Bashkim Hasani dhe kandidatin për deputet Jamin Sinani zhvilluan takime me banorët në lagje Beliçicë, Mllaki dhe Dutllëk.

“Me 13 Prill shqiptarët treguat një pjekuri të madhe politike dhe një atdhedashuri e madhe ndaj kombit që ne i takojmë. Mbi 80% e popullatës shqiptare i tha Jo Presidentit të njëanshëm.

Çdo kandidat për President do jetë i pranueshëm kur do jetë i pranueshëm nga partia e cila i përfaqëson interesat e shumicës së shqiptarëve, kurse interesat e shumicë së shqiptarëve i përfaqëson Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin.

Edhe me 27 Prill do ta bëjmë të njëjtën gjë siç e bëmë me 13 Prill, fletën për President nuk e marrim dhe nuk votojmë”, tha para banorëve, Nevzat Bejta, duke i ftuar të gjithë shqiptarët që me 27 Prill të bashkohen sepse tani është momenti i bashkimit e jo i përçarjes.

“Ne kësaj radhe bëjmë aktivitet për bashkim të votës shqiptare dhe për tu treguar edhe faktorit ndërkombëtar se shqiptarët janë për këtë mision. Këtë bashkim ne nuk e bëjmë për interes të politikanëve, por e bëjmë në interes të qytetarëve të kombit shqiptarë.

Me 27 Prill fitoni të gjithë ta votojnë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe z. Ali Ahmeti, të votojnë për një ardhmëri më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Besoj se me 27 Prill do dalim të bashkuar.

Tash nuk na duhet përçarja, tani na duhet vota e bashkuar, ky është momenti vendimtar që vendi ynë të shkoje përpara. Është kënaqësi kur i shohim të bashkuar shqiptarët sepse të përçarë nuk mund të bëjmë asgjë”, tha Nevzat Bejta, Shef i Shtabit Komunal Zgjedhor të Degës së BDI-së në Gostivar.

Shtabi komunal zgjedhor i Degës së BDI-së në Gostivar dhe kandidatët për deputet në Njësisë Zgjedhore numër 6-të do mbajnë tubim parazgjedhor në fshatin Raven./zhurnal/

Të fundit