Bellamy: Suarez më i miri pas Messit dhe Ronaldos


E diel, 23 Mars 2014

Futbollisti i Cardiff City Craig Bellamy beson se ka vetëm dy lojtarë në botë më të mirë se ylli i Liverpool-it Luis Suarez : Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Uruguajani vazhdon sezonin e tij të bujshëm 2013-14 me një hat trick për “Reds” në fitoren 6-3 të luajtur të shtunën në Wells duke rritur suksesin e tij në 28 gola për 25 paraqitje.

Bellamy, një ish-shok i ekipit të Suarez në Anfield beson se 27 vjeçari është lojtari më i shquar i Premier Ligësë.

“Janë Messi dhe Ronaldo, lojtarët më të mirë [ në botë ], sepse ata kanë arritur një nivel që unë nuk mendoj se ndonjë prej nesh kanë parë ndonjëherë, këta njerëz janë duke shënuar 40 ose 50 gola në një Sezon të rregullt, tha wellsiani për faqen zyrtare të Liverpool-it. “Pastaj ka një grup tjetër nën ata dhe Luis Suarez është në krye të atij grupi.”/Prizren Post/