Bën thirrje për bashkimin e opozitës Lëvizja për Reforma në PDSH


E martë, 16 Dhjetor 2014

besa

Tetovë – Lëvizja për Reforma në PDSH bën thirrje për bashkimin e opozitës.

Në profilin e Lëvizjes së Selës, dega e Tetovës, është publikuar një shënim që bën thirrje për rikthimin nga partitë e tjera të të gjithë anëtarëve të PDSH-së, brenda kësaj lëvizjeje, por edhe për bashkimin e të gjithë faktorit opozitar shqiptar.

“Është momenti të tejkalojmë veten, të mendojmë e të veprojmë për bashkimin e gjithë opozitës, sepse të gjithë jemi të mendimit të njëjtë. Të gjithë mendojmë që gjendja shqiptare në Maqedoni nuk është e mirë, dhe bashkë mund të bëjmë më mirë dhe të jemi më të fuqishëm”, thuhet në postimin e Lëvizjes për Reforma.

Në këtë postim, përmendet RDK e cila ka zgjodhi para disa ditësh kryetarin e ri, Vesel Memedi.

“Duke i uruar për këtë post, rikujtojmë se tëgjithë ata dikur kanë qenë PDSH. Rikujtojmë se ndarja nga kjo parti u bë në momentin që lidershipi aktual tradhtoi, praktikë kjo e njohur tashmë. Ky lidership tradhtoi edhe në momentin kur u arrit marrëveshja me z. Rufi Osmani. Prandaj të gjithë duhet të tregohemi të vendosur në rifillimin e këtij bashkimi. Lëvizja është po kjo kërkesë e bashkimit të gjithë faktorit opozitar shqiptar. Prandaj, na priftë e mbara në këtë rrugë të përbashkët për çështjen shqiptare”, thuhet në postimin e Lëvizjes për Reforma në PDSH, raporton Zhurnal.

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit