E martë, 30 Dhjetor 2014
Munchen – Qendërmbrojtësi maroken i Bayern Munichut, Mehdi Benatia, po shijon pushimet me familjen në Dubai.
Por, edhe pse po shijon ditët e pushimit, mediat italiane kanë qenë të interesuara për t’i marrë një intervistë, transmeton Telegrafi.
Për “reppublica.it”, Benatia flet ecurinë e tij te kampioni aktual i Bundesligas, për mesfushorin sulmues shqiptar, Xherdan Shaqirin dhe Romën.
“Jam shumë i kënaqur me këtë fazë të parë. Në fillim e pata të vështirë, sepse isha i dëmtuar. Shaqiri? Uroj që ai të qëndrojë në Munich. Është një talent dhe kërkues ndaj vetes. Roma? Uroj ta fitojë titullin”, tha Benatia.
Etiketa: Bayern Munich, Bundesliga, Xherdan Shaqiri