Benitez i ngazëllyer me fitoren


E hënë, 7 Tetor 2013

Menaxheri i Napolit, Rafael Benitez, është i ngazëllyer me fitoren e thellë 4-0 ndaj Livornos, që vjen pas disfatës në Ligën e Kampionëve nga Arsenali.

“Ishte ndeshje e vështirë, por skuadra tregoi karakter dhe reagimin që e doja pas Londrës”.

“Ishte e rëndësishme për ne të fitojmë sot. Ne ishim pa Gonzalo Higuain, por ne kishim Goran Pandev, derisa Jose Maria Callejon po ashtu shënoi. Të gjithë sulmuesit po ia dalin mirë”.

“Kishte një dallim në intensitet në Ligën e Kampionëve. Për shembull Arsenali doli menjëherë dhe kaloi në avantazh 2-0, andaj në këto rrethana gjithçka bëhet më e vështirë”.

“Borussia Dortmund ka të njëjtin kualitet dhe intensitet si Arsenali, por ne i mposhtëm ata 2-1 pasi kishim intensitetin e duhur. Jam i kënaqu me performanën e sotme”, ka thënë Benitez për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Etiketa: ,
Të fundit