Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Beogradi pret që Lista Serbe ta parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Prizren Post | 19:02 - 21.05.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Beograd – Pas takimit, që të gjithë u shfaqën të bindur se vetëm Lista Serbe mund ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe t’iu sigurojë serbëve një jetë më të mirë.

“Deputetët e Listës Serbe mund ta parandalojnë formimin e Ushtrisë së Ksoovës. Kur ju dëgjoni kandidat për kryeminitër si Haradinaj i cili dëshiron të vijë deri në Nish, atëherë duhet që serbët të mos t’i lejojnë këto deklrata dhe formimin e Ushtrisë”, tha pas takimit Aleksandar Vulin ministër i punës dhe mirëqenies sociale, transmeton lajmi.net

Vulin është shprehur i bindur se vetëm me Listën Serbe në Kuvend zëri i serbëve do të mund të dëgjohej.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë në mënyrë unanime do ta përkrah këtë subjekt për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kurse, Salvko Simiq ka thënë se ata do synojnë që serbëve në Kosovë tu krijohen kushte më të mira dhe stabilitet.

“Njerëzit duhet ta shohin seriozitetin dhe legjitimitetin e njerëzve në Listën Serbe”, tha Simiq.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company