Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Beogradi: Rama, me siguri si të Putinit!

Prizren Post | 19:30 - 07.11.2014

Beograd – Burime diplomatike bëjnë të ditur për mediat në Shqipëri se në kryeqytetin serb ka mbërritur grupi i protokollit të shtetit shqiptar që është vënë në masa të pazakonshme sigurie.

Qëllimi i mbërritjes të koordinatorëve të protokollit të shtetit, thekson burimi, lidhet me dhënien e dorës së fundit të përgatitjeve të kësaj vizite delikate, por flitet edhe për një angazhim të forcave të sigurisë serbe, të ngjashëm me atë të vizitës së presidentit rus Vladimir Putin.

Top Channel në Tiranë shkruan se grupi i protokollit të shtetit ka mbërritur në Beograd paraditen e të premtes në një kohë kur mediat dhe opinioni publik serb janë të përfshirë plotësisht në çfarë pritet të ndodhë të hënën, kur një kryeministër shqiptar do të zbres në Beograd për herë të parë pas 68 vjetësh.


Etiketa:
Arivisti Company