Beqaj: Nuk iu nënshtruam FMN’së, qeverisja e PDK’së rriti pagat për 200 %


E hënë, 22 Maj 2017

[youtube 2OLqTyd-rFI]

Beqaj thotë se përkundër problemeve të paraqitura ata kanë bërë ngritjen e pagave, gjë që sipas tij e kanë bërë vetëm për të ardhmen e qytetareve.

“Ne e kishim të qartë se ne do të kishim probleme dhe mospajtime ndërkombëtare edhe me bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi por duhej të vendosnim në mes të ardhmes së qytetarit tonë dhe raporteve të mira me institucionet financiare ndërkombëtare. Pra ne nuk iu kemi nënshtruar Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe institucioneve tjera. Ne iu kemi dhanë alternativë, ju kemi thënë që në asnjë rrethanë udhëhqja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe udhëheqja në atë kohë e Qeverisë Thaçi nuk do të rrezikojë stabilitetin fiskal sepse kemi bërë veprime të cilat kanë hapë rrugën e zhvillimit. Ne gjatë atij mandati e kemi dyfishu buxhetin, janë rritur në disa raste deri në 200 për qind pagat e njerëzve të cilët kanë qenë  aq të ulëta sa më shumë është trajtu si lëmoshë”, tha Beqaj në emisionin ‘EuroTribuna’ në Tribuna Channel.

Etiketa: