Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Berisha: BE ndaj Kosovës dhe Shqipërisë vendos sipas shijeve politike

Prizren Post | 23:22 - 26.06.2018

Prizren – Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Zafir Berisha, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe negociatat për pranim të Shqipërisë në BE, po i shërbejnë vendeve të unionit për të bërë eksperimente.

Ky është postimi i Berishës në Facebook:

Çështja liberalizimit të vizave lidhet me shijen politike dhe dëshirën e vendeve të caktuara në BE, se a dëshirojnë edhe me tutje të bëjnë eksperimente me Kosovën dhe Ballkanin.
-Mos hapje e negociatave me Shipërin dhe mos liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është aksidentale dhe nuk lidhet edhe shumë me kushtet e papërmbushura siç thuhet…!
ESHTE PURE VENDIM POLITIK.
-Kosova nuk është sa një lagje e Berlinit edhe e tëra me u largu drejtë Evropës nuk paraqet ndonjë rrezik, pasi nuk paraqiti rrezik liberalizimi i vizave për Ukrahinin e cila është në luftë me Rusin dhe e ka marrur liveralizimin e vizave…
-Shqipëria ka probleme në funksionimin e drejtësis, po jam shumë i binduar se në këtë fushë qëndron më mir se Rumania dhe Bullgaria të cilat jan pjes BE-së.
-Nëse dikushë në Evropë nuk është e interesuar për shqipëtarët a mos duhet vallë NE të përfundojmë në Adriatik?
…natyrishtë se JO.
-Shqipëtarët duhet t’i kthehen vetëvetes dhe të mendojnë si shqipëtar, si një, për mos me ju afruar kënaqsin të tjerëve me bë eksperimente me NE.
-Por një të vërtet duhet me qen korrektë dhe me pranu në këtë “gjymyshë”, NE po ju japim matrialin që ATA të qesin kushte besa edhe të bëjnë eksperimiente!!!
Zafa


Etiketa:
Arivisti Company