Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Berisha: Kemi shënuar ngecje gjatë këtyre 6 viteve shtet

Prizren Post | 20:03 - 15.02.2014

Zafir Berisha

Prizren, 15 shkurt – Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka vlerësuar se për gjashtë vjet shteti i Kosovës ka shënuar shumë ngecje.
“6 vjet si shtet kemi ngecje në përcaktimet tona, në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit. Prandaj si forca politike duhet të angazhohemi që të bëjmë edhe më shumë, që qytetarëve të Kosovës t’i kthehet krenaria e të qenit qytetarë të respektuar në shtetin tonë për të cilin është bërë shumë sakrificë dhe është derdhur shumë gjak” ka thënë Berisha.

Berisha me pas në emër të Bashkimit Demokratik në prag të 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, uroi të gjithë qytetarët e Kosovës duke shpresuar që festat me simbolikë si kjo do të jenë motivuese për angazhimin tonë në shtetndërtim.”/Prizren Post/


Arivisti Company