Berisha: Ndër shqiptarë nuk gjen mashtrues më të madh se Hashim Thaçi


E hënë, 28 Mars 2016

Prishtinë – Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, e ka cilësuar presidentin në ardhje të Kosovës, Hashim Thaçi, si një njeri mashtrues.

Ai ka thënë se “ndër shtatë milionë shqiptarë, nuk gjen mashtrues më të madh se Hashim Thaçi. Është njeri që të rrenë ndër sy. Ai e ka keqpërdorur disa herë besimin tim. Përveç besimit tim që e ka keqpërdor, nuk ka mbetur njeri që ai nuk ia ka bërë njëjtë”.

“Në gjithë karrierën time, njeriu më i pafytyrë që kam takuar është Hashim Thaçi. Nuk mund ta merrni me mend sa i pafytyrë është. Ai ka dëshirë që rreth vetes të ketë njerëz që i përkulën. Më kujtohet Enver Hoxhaj, ia ka mbajtur pallton një kohë. Ai ka qef rreth vetit të ketë pakurrizor”, ka shtuar Berisha.

Berisha, ka përjashtuar çdo mundësi që qoftë NISMA apo edhe subjekti i tij, Bashkimi Demokratik, t’i bashkohen PDK-së.

Etiketa: ,