Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Berisha: Rama e konsideron veten “kurban” të Bashës

Prizren Post | 01:59 - 26.07.2013

TIRANE- Kryeministri në ikje Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se “Rama vuan nga kompleksi i inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” të Bashës”, pasi humbi zgjedhjet e majit 2011.

“Të dashur miq, burime nga selia mavi bëjnë të ditur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD, njeriut që e mundi Ramën në maj të vitit 2011, ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën, i cili nga maji i vitit 2011 vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” të Bashës!”, shkruan Berisha.


Arivisti Company