Berlusconi: Shqipërinë e ndriçova unë!


E premte, 7 Mars 2014

Romë, 7 mars – Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi është rikthyer në Senat, për prezantimin e librit “Rrno për me tregue” të Atë Zef Pllumbit.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri është shprehur se e njeh mirë Shqipërinë: “E kam ndriçuar për 30 vite me televizionet e mia, të gjithë flasin italisht dhe ka një brumë të pabesueshëm nga pikëpamja industriale e kulturore që më ka befasuar” është shprehur Berlusconi, që ka bërë gjithashtu parathënien e librit dhe që është kujdesur aktivitetin në fjalë.

Pastaj ai është ndalur gjatë për të komentuar komunizmin që sipas tij, nuk është vetëm ideologji por edhe një sëmundje. “Ideologjia komuniste është më kriminalja dhe çnjerëzorja në historinë e njeriut: ka shkaktuar me miliona viktima” ka vijuar ish-kryeministri Italian.

Etiketa: ,