Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Besart Berisha e lë Australinë për Japoninë

Prizren Post | 15:13 - 29.06.2018

Besart Berisha largohet nga Melbourne Victory dhe nga futbolli australian. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare dhe asaj kosovare, pas 7 vitesh në kontinentin e kangurëve ka vendosur ta vijojë karrierën në Japoni te Sanfrece Hiroshima.

32-vjeçari, pasi fitoi gjithçka në Australi, ku fitoi 4 tituj kampion me Brisbane Roar dhe Melbourne Victory, ka vendosur të hedhë një tjetër hap në karrierë, shkruan supersport.

Berisha ka shënuar në total 116 gola në kampionatin e Australisë si dhe ka fituar 2 herë Këpucën e Artë.

Duke folur për këtë lëvizje të tij, Berisha tha se ka marrë vendimin e duhur.

“Kam emocione të përziera tani, pasi kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë te Viktoria dhe në Australi. E kam pak të vështirë tani, por është vendimi i duhur për t’u larguar. Dua të falënderoj tifozët që më kanë përkrahur në momente të mira, por dhe në kohë të vështira”, njofton TCH.


Etiketa:
Arivisti Company