Biden në Kiev takohet me presidentin ukrainas


E hënë, 20 Shkurt 2023

KIEV – Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka publikuar fotografinë e parë të takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti amerikan sot ka arritur në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, pavarësisht se nga mëngjesi raportohej se një delegacion i lartë i diplomatëve do ta vizitonin kryeqytetin ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se vizita e Bidenit është një shenjë e rëndësishme e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për të gjithë ukrainasit.

Në anën tjetër presidenti ukrainas, ka njoftuar se me presidentin Biden kanë biseduar për armët me rreze të gjatë veprimi dhe për pakon e re ushtarake për Ukrainën.

Etiketa: , , ,
Të fundit