Birgi, vendi ku ka ndaluar koha


E mërkurë, 29 Janar 2014

Me pasuritë historike dhe kulturore, qyteza e provincës së Izmirit është kthyer në një nga destinacionet turistike më të preferuara.

Qyteza Birgi e rrethit të Izmirit është një thesar i fshehur në Egje.

Xhamia Ajdënollu Mehmet Beut (Aydınoğlu Mehmet Bey) që njihet si xhamia Ullu është 700-vjeçare. Ana më interesante e xhamisë, është se për ndërtimin minberit nuk janë përdorur gozhdë dhe lëndë të tjera ngjitëse.

Imami i xhamisë, Irfan Jashar (İrfan Yaşar), shprehet se xhamia është ndërtuar me 3 mijë pjesë të ndërthurura me njëra-tjetrën.

“Mjeshtri Muzafferiddün e ndërtoi atë për 10 vjet dhe është një vepër artistike që ka ardhur prej 700 vjetësh”- shprehet imami.

Birgi është një qendër e rëndësishme edhe nga aspekti i besimit. Tyrbja që daton me shekullin e 16-të vizitohet çdo vit nga rreth 200 mijë vetë.

Ndërsa një nga simbolet e tjera të qytezës është Konaku i Çakër Agait (Çakırağa Konağı). Konaku është ndërtuar në vitin 1761 nga tregtari i lëkurës, Sherif Alia (Şerif Aliağ). Ndërtesa të mahnit me gdhendjet dhe zbukurimet e drurit.

Qyteza vazhdon të mirëpresë çdo ditë vizitorë të shumtë, të cilëve u dhuron qetësi dhe paqe./TRT/