Blerim Temaj, vdes aksidentalisht në Bastonjë të Belgjikës


E diel, 28 Dhjetor 2014

Belgjikë – Më 25 dhjetor, Blerim Temaj, 32 vjeç gjeti vdekjen në një aksident rrugor afër qytetit të Bastonjës në Belgjikë. Blerimi jetonte prej shumë vitesh atje dhe ishte me leje të rregullt qëndrimi në Belgjikë.

I ndjeri punonte në një uzinë në Luksemburg. Shoferi i makinës, me të cilën po udhëtonte Blerimi, ndërsa po ngiste makinën, u përpoq të mos përplaste një motorçiklist, që i erdhi përballë. Fatkeqësisht humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me parmakët e urës mbi përrua. Përplasja ishte aq e fortë, saqë makina shpërtheu parmakët dhe përfundoi në përrua.

Një nga parmakët e urës e goditi në kokë Blerimin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoferi i veturës u plagos lehtë. Vdekja aksidentale e Blerimit la në pikëllim të thellë, familjarët e tij në Begjikë dhe në atdhe, miqtë dhe shokët shqiptarë e belgë./durreslajm/

Etiketa: ,
Të fundit