Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Blerta

Prizren Post | 01:01 - 31.12.2016

Eroll VELIJA

Rrezet e diellit mëngjesor hynë në dhomë. Rafte me libra në mure, në një kënd, e ndriçuar drejtpërdrejtë nga dielli që hyn nga dritarja, një tavolinë shkrimi me një turrë të dyanshme librash.

Ora në mur që tregon se duhen edhe pak që ora të shkojë shtatë. Blerta, e shtrirë në shpinë tërësisht në krevat, mbulesat e ngrehura, në mënyrë jo të natyrshme, deri afër mjekrës, e palevizur, i mban sytë e zgurdulluara në plafon. Duket sikur nuk merr frymë. Nuk është e lehtë të kuptosh nëse po përpiqet të dëgjojë dhe t’i jape kuptim atyre zërave të çrregullt që i mbërrijnë, apo nëse, në të kundërt, palëvizshmëria e saj të mos jetë një rrekje për t’i fshirë, për ti shfuqizuar. Zilja lajmëron orën shtatë. Blerta, me një lëvizje dehëse lehtësisht prej somnabulli, u ngrit shpejt nga krevati dhe duke u buzëqeshur, doli në dritare, qeshte, më vështronte, mbulonte sytë me duar. “S’është e mundur!” Por dukej se po fillonte të ndihej e lumtur.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company