Blind Legend një lojë për të verbrit


E martë, 19 Gusht 2014

2014_05_23__18_44_99bc06f706b69820ddfca3f40f4502f1
Kur flasim rreth video lojërave, të shumtën e rasteve, madje gjithmonë, njerëzit duan të shijojnë të gjitha pamjet dhe sigurisht edhe tingujt nga loja. Po ata që kanë probleme me shikimin? Ata nuk kanë mundësi të luajnë lojën Mario, dhe edhe nëse luajnë, si do të kenë mundësi ata të kontrollojnë dhe të shmangin të gjithë pengesat?
Ekziston edhe një video lojë 3D që është krijuar posaçërisht për lojtarët e verbër. Krijuesit e lojës kanë si qëllim të zgjerojnë industrinë e lojërave, duke u dhënë mundësi edhe të verbërve që të luajnë.
I njohur si Blind Legend, protagonisti i lojës është një kalorës i verbër, i cili duhet të udhëtojë nëpër pyll për të shpëtuar gruan e tij nga rrëmbyesit agresivë. Blind Legend është një lojë me rreziqe, e cila luhet vetëm nëpërmjet audios në pajisjet mobile. Ajo përmban një udhëzues me zë, që lejon lojtarët të gjejnë koordinatat e tyre vetëm nëpërmjet audios, dhe përdor ekranin me prekje të telefonit për të kontrolluar heroin.