Blinken: Amerika mbështet dialogun dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës


E mërkurë, 27 Korrik 2022

WASHINGTON D.C. – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas takimit me delegacionin e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Washington.

Në llogarinë e tij në Twitter, Blinken tha se SHBA-ja mbështet integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës.

Po ashtu theksoi dialogun me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës, si dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja”. “Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për SHBA-në dhe shtetin tuaj”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Në takimin e 26 korrikut, Blinken falënderoi delegacionin e Kosovës për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

Etiketa: , ,
Të fundit