Boshnjakja që ndryshoi rregullat në FIBA


E diel, 21 Shtator 2014

Falë iniciativës së Indira Kaljo, një basketbolliste profesioniste me prejardhje boshnjake në ShBA, FIBA ka mundësuar që basketbollistet me shami të luajnë ndeshjet nën mbulesën e tyre.

Indira Kaljo me prejardhje boshnjake, basketbolliste profesioniste në ShBA dhe e cila është bërë e njohur kohëve të fundit për publikun botëror, pasi ajo nisi iniciativën, sipas të cilës FIBA mundësoi basketbollistet të veshura me hixhab të luajnë ndeshjet nën mbulesën e tyre dhe se është shumë e lumtur që në të ardhmen vajzat me mbulesë do të mund të luajnë basketboll, theksoi për Anadolu Agency (AA) .

“Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur. Ndjehem shumë e lumtur me miratimin e vendimit të FIBA-s për mbajtjen e hixhabit në fushën e sportit. Ne e dimë se ligji i miratuar është i përkohshëm me afat dyvjeçar, dhe ne do të donim që këto rregulla të vlejnë për të gjitha garat në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar” thotë Kajlo.

Përndryshe, Indira për shkak të luftës në Bosnje gjashtë vjet së bashku me familjen e saj u arratis në Gjermani, dhe më pas në ShBA, ku gjatë shkollimit filloi të luajë dhe të stërvitet në basketboll. E rritur në një familje myslimane, kjo 26-vjeçare vendosi ta vendosë hixhabin. Megjithatë, deri pak ditë më parë rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit nuk e lejonin atë të luajë basketboll profesional në ndeshjet e organizuara nga FIBA.

Në intervistë me gazetarin e Anadolu Agency ajo thotë se ky vendim është i rëndësishëm jo vetëm për të, por për të gjitha gratë e mbuluara myslimane që duan të luajnë basketboll, të cilat deri më tani nuk kanë mundur për shkak të rregullave të FIBA-s.

“Iniciativën e nisëm në internet më 18 qershor 2014. E gjitha kështu filloi. Për mua është shumë e rëndësishme të mbroj drejtësinë dhe e dija se duhet të kërkojmë nga FIBA që të ndryshojë rregullat për të gjithë lojtarët dhe lojtaret. Kjo më ka motivuar që të parashtroj kërkesë në FIBA,” tha Kajlo.

Ajo pat nisur një fushatë, në të cilën kërkonte nga FIBA që të heq ndalimin e veshjes së hixhabit për basketbollistet. Përmes internetit kishte nisur një peticion, të cilin e nënshkruan rreth 70,000 veta.

FIBA, ndërkohë ka marrë vendim që basketbollistet mund të luajnë ndeshjet me hixhab dhe vendimi do të jetë i vlefshëm për dy vitet e ardhshme. Në qoftë se rezulton si i suksesshëm, FIBA pas dy viteve do të miratojë një vendim të përhershëm.

Myslimanet e mbuluara tani e tutje do të merren më shumë me basketboll

Kajlo vlerson se pas vendimit të FIBA-s, myslimanet, të cilat mbajnë hixhab akoma më tepër do të merren me basketboll dhe në këtë mënyrë do të jenë më aktive në jetën sportive dhe shoqërore.

Etiketa: , , ,