BQK-ja ka përfituar shumë nga mbështetja e Bankës Botërore


E enjte, 7 Qershor 2018

Prishtinë – Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe ministri i Financave, Bedri Hamza kanë takuar Drejtorin Ekzekutiv të Konstituencës së Bankës Botërore, ku bënë pjesë edhe Kosova, Franciscus Godst.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Godst me zhvillimet e fundit në sektorin e financave dhe bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare, me theks të veçantë me Bankën Botërore, duke falënderuar këtë institucion për bashkëpunimin e deritashëm.

Guvernatori Mehmeti dhe ministri Hamza e falënderuan Godst, që si drejtor ekzekutiv në Konstituencën ku bënë pjesë Kosova, ka përfaqësuar me korrektësi vendin tonë në forumet ekzekutive të Bankës Botërore.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Konstituencës së Bankës Botërore, Franciscus Godst, vlerësoi lartë situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal në Kosovë, ndërsa shprehu bindjen se trendi pozitiv i rritjes ekonomike në Kosovë, por edhe treguesit makrofiskal, do të vazhdojnë të jenë në nivele të kënaqshme, në mënyrë që Kosova të vazhdojë në rrugën e progresit ekonomik dhe shoqëror.

Godst, ka ofruar gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e Kosovës edhe në periudhën e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Etiketa: , , ,
Të fundit