E shtunë, 26 Dhjetor 2020
PRISHTINË – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se partia nga e cila vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës brenda tre ditësh do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në mbledhjen e kryesisë së LDK gjatë së shtunës Hoti tha se kanë diskutuar vetëm për kriteret që do të vendosen.
Ndërsa për çështjen e vaksinimit në Veri të Kosovës nga Serbia, Hoti ka thënë se me këtë po merren organet kompetente.
“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidati. Nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time, pa u përmbyllur diskutimet”, ka thënë ai.
Etiketa: Aktuale, Avdullah Hoti, kandidati, Kosovë, LDK, Zgjedhjet