Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Britania bleu 3 mijë automjete ushtarake nga Amerika

Prizren Post | 13:51 - 11.07.2017

Ashtu si për çdo kontratë tregtare të shitjes së armëve nga Uashingtoni, është departamenti i Shtetit që miratoi shitjen e këtyre 2 747 automjeteve tip JLTV për një shifër prej 1,03 miliardë dollarë.

Britania e Madhe është aleati më i afërt historik i SHBA-së dhe ka pak shanse që parlamenti t’i kundërvihet një vendimi të tillë të ekzekutivit. “Ky propozim i shitjeve përforcon politikat e huaja dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së duke kontribuar në përmirësimin e sigurisë të një aleati të NATO-s”, theksojnë Mbrojtja dhe diplomacia amerikane në një komunikatë.

JLTV-të mendohet të bëhen automjeti i ri ushtarak simbol i fuqisë ushtarake amerikane, pas modeleve “Jeep” dhe “Humvee”.


Etiketa:
Arivisti Company