Buffon mund ta vazhdoj karrierën në Boca Juniors


E enjte, 8 Nëntor 2018

Paris Saint-Germain mori një pikë të rëndësishme në udhëtim te Napoli në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Francezët janë në një grup mjaft të vështirë, ku deri në xhiron e fundit së bashku edhe me Liverpoolin nuk do të dihet se kush do të mbetet pa kaluar në fazën tjetër të kësaj gare prestigjioze evropiane.

Një tjetër gjë pozitive për ta është kthimi në portë i Gianluigi Buffonit, i cili në moshën 40 vjeçare debutoi te kampioni francez në ligën më elitare të futbollit të Evropës.

Megjithatë, legjenda italiane zgjoi imagjinatën e tifozëve të Boca Juniors, të cilët po shpresojnë se do ta shohin në radhët e tyre.

“Unë do t’ju them të vërtetën, askush nuk më thirri drejtpërdrejt nga Boca. Mund t’ju them se kam miqësi të madhe me Carlos Tevezin, sepse ai është një djalë që e dua shumë sepse ishte një nga liderët më të mëdhenj në Juventus”, tha ish-portieri i Parmas dhe Juventusit.

“Nëse Tevez ka nevojë për mua, jam i gatshëm të bëj diçka të çmendur si të shkoj atje”, tha italiani.

Boca dhe River Plate, rivalët e përbetuar, kujtojmë se do të ballafaqohen në kuadër të finales së Cope Libertadores, njofton Telegrafi.

Etiketa: , ,