Bujqësia, shtim sipërfaqes së serrave


E mërkurë, 22 Prill 2015

Dy vitet e ardhshme, oferta në tregjet bujqësore do të shtohet, përmes rritjes së sipërfaqes së serrave.

Nga konferenca “Mbështesim risitë në agrobiznes”, e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, ministri Edmond Panariti tha se kjo do t’i jepte hov bujqësisë dhe do t’i ndihmonte fermerët të organizoheshin.

“Ta çojmë në 3 mijë hektarë sipërfaqen e serrave. Duhet të rrisim ofertën, por edhe të kemi tregje. E shikoj të domosdoshëm organizimin e fermerëve”, tha Panariti.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i pranishëm në tryezë, theksoi mbështetjen e qeverisë ndaj agrobiznesit përmes politikave të përshtatshme.

“Detyrë e qeverisë është shlyerja e borxheve. Qeveria punoi për rifitimin e besimit të biznesit. Është detyrë e qeverisë të hartojë politika të përshtatshme dhe inkurajuese për bujqësinë. Fokusi ynë është të çojmë ujë në çdo parcelë”, theksoi zv/kryeministri.

Etiketa: ,