Burim i infeksionit për rastet e reja me COVID-19 në Prizren është Reparti i Hemodializës


E shtunë, 2 Maj 2020

PRIZREN – Numri i personave të prekur me coronavirus në nivel vendi ka arritur në 813. Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, konfirmoi shtatë raste të reja ku prej tyre gjashtë ishin nga komuna e Prizrenit dhe një nga Suhareka.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka thënë për Telegrafin se burimi i infeksionit për të gjitha rastet është reparti i hemodializës në Spitalin e Prizrenit.

Ai ka treguar se nga gjashtë rastet që u konfirmuan mbrëmë njëri është pacient i hemodializës kurse pesë të tjerët janë persona kontakti të të infektuarve më herët.

Shehu ka thënë se gjendja shëndetësore të gjithëve është e mirë dhe se të njëjtit janë në vetizolim në shtëpi.

Ai ka thënë se numri i personave të shëruar në këtë komunë nga COVID-19 është 15.

Etiketa: , ,
Të fundit