Çaji me rozmarinë dhe qumësht që i zëvendëson ilaçet


E diel, 16 Shtator 2018

Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i dhënë njeriut një kujtesë shembullore.
Rozmarina konsiderohej si një kurë ideale kundër mostretjes, dhimbjeve muskulare dhe problemeve me gjymtyrët.

Acidi salicilik që gjendet tek çaji konsiderohet si paraardhëse e aspirinës.

Kjo është arsyeja përse çaji i rozmarinës është shumë i suksesshëm në parandalimin dhe trajtimin e artritit dhe reumatizmës.

Por çaji i rozmarinës është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret.

Këto përbërës e bëjnë çajin ideal kundër disa problemeve me lëkurën.

Në vijim, do të njihemi me disa nga vlerat më të rëndësishme të çajit të rozmarinës, që duhet ta fusni patjetër në listën tuaj të çajrave për t’u konsumuar sa më shpesh…

FORCON TRURIN
Çaji i rozmarinës përmirëson qarkullimin në tru dhe performancën e tij.

Ai përmban një ushqyes të quajtur acidi karnosik që është një antioksidant i fuqishëm që mbron neuronet nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

KUNDËR AROMËS SË RËNDË TË GOJËS
Nëse vuani nga aroma e rënde e gojës edhe pasi e keni larë atë, atëherë duhet të përdorni çaj rozmarine.

Pini një gotë me çaj çdo mëngjes përpara se të dilni nga shtëpia dhe thuajini erës së keqe “lamtumirë”.

Personat që kanë irritime të mishrave të dhëmbëve, si pasojë e larjes me furçë të fortë tashmë mund ta kenë një zgjidhje, ndaj rekomandohet që çajin ta konsumojnë menjëherë pasi të keni larë dhëmbët në mëngjes.

Të TJERA
Çaji i rozmarinës është shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga problemet respiratore.

Ai ndihmon kundër bllokimeve të ndryshme, infeksioneve, të ftohtit, virozave dhe alergjive.

Çaji ndihmon edhe kundër dhimbjeve të kokës, që shoqërojnë problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Çaji i rozmarinës përdoret edhe për problemet me mëlçinë.

Ekstraktet e bimës në veçanti janë shumë të dobishëm kundër këtyre problemeve.

SI TA PËRGATISNI ÇAJIN E ROZMARINËS
– 1 filxhan me qumësht.

– Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë.

– Një lugë çaji me mjaltë.

Rezultate imazhesh për rosemary and milk

PERGATITJA
Ndajeni degën e rozmarinës në katër pjesë, tre prej të cilave hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.

Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.

Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë. Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.

KUJDES
Njerëzit që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe anemia nuk duhet ta konsumojnë këtë çaj, sepse ul aftësinë e trupit për të përthithur hekur.

Etiketa: