Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Cameron: Do të jap dorëheqje, vullneti i popullit patjetër të respektohet

Prizren Post | 11:08 - 24.06.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Londër – Kryeministri britanik David Cameron është shprehur se deri në vjeshtë do të jep dorëheqje dhe insiston në atë se vullneti i popullit britanik doemos duhet të respektohet pasi votuesit në referendum zgjodhën që Britania e Madhe të braktisë Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Cameron theksoi se nuk mund të ketë kurrfarë dyshimi në rezultatet e referendumit të mbajtur të enjten, porse ai nuk është “kapiteni” që do të drejtojë anijen gjatë negociatave të vështira për dalje nga BE-ja.

Kryeministri tha se është angazhuar “me kokë, zemër dhe shpirt” për mbetje në BE, porse elektorati zgjodhi rrugën tjetër.

Ai shtoi se dorëheqjen do ta jep në tetor në kongresin e Partisë Konservatore. Sipas rezultateve zyrtare të referendumit në Britaninë e Madhe 51.9 përqind e qytetarëve kanë votuar për dalje nga BE-ja ndërsa 48.1 përqind për të qëndruar në Union.


Bëni një koment

Arivisti Company