Cana: Do të luajmë për fitore


E shtunë, 28 Mars 2015

Tiranë – Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në konferencën për media, në prag të përballjes me Armeninë, ka thënë se kuqezinjtë në duel me armenët do të kërkojnë fitore.

Shqipëria dhe Armenia do të përplasen nesër mbrëma në “Elbasan Arena”, në kuadër të eliminatorëve për “Francë 2016”.

Ikona e futbollit shqiptar tha se skuadra e tij është gati për sfidën e radhës. Sipas tij, i gjithë grupi ka vetëm një objektiv, suksesin.

“Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha”, ka thënë Cana.

Ai mendon se Armenia është një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit.

“Armenia ka qenë një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit dhe nuk ka arsye pse të mos jetë dhe për Shqipërinë”, theksoi Cana.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Armenisë nis në orën 18:00.

Etiketa: ,
Të fundit