Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Cana: Humbja është e papranueshme

Prizren Post | 10:30 - 04.09.2015

Pas trajnerit të Danimarkës, Marten Olsen, radhën në konferencën për shtyp e ka pasur trajneri ynë, Gianni De Biasi, që së bashku me kapitenin Lork Cana kanë thënë fjalët e tyre për ndeshjen e sotme.

Kapiteni e cilësoi Danimarkën si favorite për fitimin e ndeshjes, por shtoi se skuadra e tij luan me zemër dhe do të provojë të bëjë rezultat në këtë sfidë, transmeton Telegrafi.

“Do të japim më të mirën në këtë ndeshje të rëndësishme. Kemi mungesa, por nuk dorëzohemi. Kemi shumë lojtarë të rinj në këto eliminatore, por deri tani po realizojmë ëndrrën e shqiptarëve, që është kualifikimi në Europian. Jemi në gjysmë të rrugës, por kjo ndeshje është vendimtare për të dyja skuadrat. Mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme. Gjithmonë na kanë përkrahur dhe jashtë fushe kemi qenë disa herë më shumë në numër sesa vendësit. Ne do të bëjmë maksimumin dhe për ta. Humbja është e papranueshme, ata janë favoritë, por ne do të bëjmë lojën tonë”, tha Cana.


Etiketa:
Arivisti Company