Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Çdo devijim nga moszbatimi i Ligjit të Pagave, i papranueshëm

Prizren Post | 09:24 - 12.12.2019

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Bazuar në mandatin sindikal, edhe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës bënë të ditur se përkrah çdo ligj të favorshëm dhe i cili ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen dhe ruajtjen e mirëqenies sociale të punonjësve.

”Referuar ligjit në fjalë Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës – SPDK konsideron se ligji i pagave i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe votuar nga shumica e deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës gëzon përkrahjen e shumicës së të punësuarve në institucionet Republikës së Kosovës”, theksohet në kumtesë, njofton Klan Kosova.

Mbi bazën e kësaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave ashtu siç është, pasi që i njëjti mund të plotësohet nëse janë bërë lëshime teknike gjatë procesit.

Çdo devijim nga moszbatimi i “Ligjit për Paga” për Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës do të jetë i papranueshëm.


Etiketa:

Bëni një koment