Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Challandes nesër mban konferencë për media

Prizren Post | 15:08 - 31.08.2019

PRISHTINË – Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të paraqitet nesër në konferencë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator dhe kundër Anglisë më 10 shtator. Konferenca mbahet në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërkaq, të hënën (më 2 shtator), në orën 10:30, në sallën e konferencave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në konferencë për media do të paraqiten përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, së bashku me dy futbollistët Arton Zekaj dhe Eris Abedini, në prag të ndeshjes për kualifikimet për Euro 2021 kundër Anglisë.


Etiketa:
Arivisti Company