Champions, goli më i bukur mban firmën e një shqiptari


E enjte, 6 Nëntor 2014

Lojtari shqiptar i Mariborit, Agim Ibrahimi, i dha barazimin skuadrës së tij në ndeshjen përball Çelësit falë një supergoli në pjesën e dytë.

26-vjeçari i skuadrës sllovene shtangu të pranishmit në stadium dhe sidomos trajnerin e “Bluve” të Londrës, Hoze Muorinjo, kur në minutën e 50-të shënoi golin e parë të takimit.

Portieri i skuadrës angleze Peterçeh nuk mundi ta ndalte dot topin e ardhur nga një distancë e largët.

Çelsi barazoi shifrat në minutën e 73-të me anë të serbit Nemanja Matiç.

[youtube ZAie4nl1xgY]

Etiketa: , , ,
Të fundit