Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Chelsea eliminohet nga FA Cup

Prizren Post | 09:42 - 19.02.2019

Chelsea i dha fund aventurës në FA Cup, pasi u eliminua në fazën e 1/8-ave, teksa humbi me rezultatin 0-2 përballë Manchester Unitedit, në sfidën e zhvilluar në “Stamford Bridge”.

Blutë e Londrës dominuan në kontrollin e topit dhe volumin e lojës, por hasën në kundërsulmet gati perfekte të “djajve të kuq”, të cilët arritën të shndërrojnë në gol dy prej tyre.

Ander Herrera në minutën e 31-të dhe Paul Pogba në të 45-tën ishin autorët e golave për skuadrën e United, që u kualifikua kështu në çerekfinale, ku do të përballet me Wolvesin.

Nga ana tjetër, humbja e Chelseat trondit seriozisht pozitat e Maurizio Sarrit, fati i të cilit tashmë duket larg londinezëve, por mbetet për t’u përcaktuar koha e shkarkimit.


Etiketa:
Arivisti Company