Chelsea, Liverpool dhe Arsenal, shënuan fitoret e para në 2014-tën


E enjte, 2 Janar 2014

Arsenal nuk i dorëzohet skuadrës uellsiane Cardiff City në Emirates Stadium. Topgjinjët edhe vitin e ri 2014 e nisën ashtu siç adhuruesit e tyre do të dëshironin pasi fituan në fund të takimit me rezultat 2-0 dhe vazhdojnë ta mbajnë epitetin e liderit në Premier League.

Marrë në përgjethsi takimin nuk ishte ai i pritshmi sidomos nga Arsenal i cili aplikon lojë të bukur dhe të shpejtë. Skuadra e drejtuar nga Wenger edhe pse ishte më e mirë edhe pse nuk arriti të realizoj gol deri në minutën e 88′ kur në skenë doli danezi Nicklas Bendtner, ky gol si duket i demoralizoi musafirët të cilët pranuan edhe një gol nga këmbëshpejti Theo Walcot.Chelsea me hapa të sigurt po marrshon drejt luftës për tu shpallur më i miri i Premier Leagues për edicionin 20013 – 2014. Londinezët këtë herë arritën të shënojnë fitore 0-3 në një teren jo aq të lehtë siç është St Mary’s Stadium i Southampton. Chelsea edhe pse nuk po tregon ndonjë futboll spektakolar po arrinë që të inkasoj pikë të vlefshme. Pjesa e parë e takimit nuk kishte kushedi se çfarë tempi të lojës ishte ndeshje mesatare. Por se Mourinho gjithmonë din ti monitvojë lojtarët e vërtetoi pjesa e mbetur e takimit. Blut e Londrës ishin më agresiv dhe këmbëngulës për fitore të cilën e arritën me plotë meritë kur në skenë doli spanjolli Fernando Torres, që saktësisht një ore lojë i dha epërsinë skuadrës së tij, derisa ish anëtari i Anzhit, Willian, shënoi për 0-2, kurse për të hequr dilemën e fituesit në këtë përballje u përkujdes Oscar në minutën e 82-të. Më pas ish kampioni evropian diti të menaxhoj këtë epërsi të krijuar dhe në fund edhe i’u gëzua fitorës.

Pas dy humbjeve në derbi ndaj Manchester City dhe Chelsea, Liverpool ka ardhur deri te fitorja kur në Anfield Roud mposhti skuadrën e Hull City 2-0. Skuadra e drejtuar nga Brendan Rogers edhe pse erdhi pas dy humbjeve në të cilat kishte luajtur mjaft mirë ishte favorit për ta fituar këtë ndeshje. Ashtu sikurse është parashikuar edhe ndodhi Liverpool, ishte dukshëm më i mirë se kundërshtari dhe me meritë morri tre pikë të reja. Mbrojtësi danez Daniel Agger zhbllokoi rezultatin derisa sulmuesi më në formë në Botë Luis Suarez, nuk pati se si të mos shënohet në listën e golashënuesve.

Pas fitorës Arsenal mban pozitën e parë me një pikë më shumë se Manchester City. Gunners tani kanë 45 pikë, City 44, Chelsea në pozitën e tretë, ka tubuar 43 pikë kurse Liverpool rradhitet i katërti me 39 pikë.

Etiketa: , , , ,
Të fundit