City nuk i ndahet Liverpoolit


E diel, 20 Janar 2019

Manchester City iu përgjigj Liverpulit që një ditë më parë fitoi 4-3 me Crystal Palace në “Anfield”. Skuadra e Pep Guardiolës rivendosi diferencën prej 4 pikësh me kryesuesit me një sukses 0-3, në fushën e Hadersfilldit.

Goli i parë u shënu nga braziliani Danilo, me një goditje fantastike nga distanca.

Në pjesën e dytë, Siti realizoi edhe dy gola të tjerë me Sterling dhe Sane, që vulosën rezultatin përfundimtar 0-3.

Etiketa: , ,