E premte, 31 Korrik 2026

Manchester City ka vendosur çmimin për Rodrin, ndërsa Real Madridi po e ndjek me interes të madh situatën e mesfushorit spanjoll.
Sipas “Sky Sports Deutschland”, kampionët e Anglisë kërkojnë 75 milionë euro për fituesin e “Topit të Artë” dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë lëshime sa i përket vlerësimit të tij.
Në anën tjetër, Rodri raportohet se është i hapur për një transferim te Real Madridi, çka mund t’i japë shtysë negociatave mes dy klubeve, shkruan 04 Online.
Madrilenët e shohin spanjollin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën, ndërsa City është i gatshëm ta shqyrtojë largimin e tij vetëm nëse plotësohet kërkesa prej 75 milionë eurosh.
Nëse marrëveshja realizohet, transferimi i Rodrit do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës./04 Online/
Burimi: 04online
